13.7 C
Prizren
E mërkurë, 7 Maj, 2025

2 mijë e 951 raste aktive me COVID-19

Që nga 13 marsi edhe kur u paraqitën rastet e parë të të infektuarve me virusin korona në Kosovë, numri i personave pozitiv me COVID-19 ka shkuar në 14 mijë e 301 raste. Nga ta, 10 mijë e 782 kanë arritur që të shërohen nga virusi vdekjeprurës.

Mirëpo janë edhe 568 të tjerë që kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se pas një kohe nuk kemi asnjë viktimë.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 2 mijë e 951.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 481 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951”, thuhet në në të dhënat e IKSHPK-së.

Edhe në të dhënat e djeshme, Prishtina, del të jetë me numrin më të madh të të prekurve me virusin korona.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok.

Më Shumë

‘Nxënësja jonë filloi rrugën e përjetësisë pa na thënë lamtumirë’: Shkolla ‘Emin Duraku’ në Prizren reagon me pikëllim pas vrasjes së 15-vjeçares nga babai...

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vrasje e rëndë në Prizren. 15-vjeçarja, Silan Görenç është therë me thikë për vdekje nga babai i saj në...

Koncerti i parë i Bryan Adams në Tiranë, mbi dy orë me hite dhe emocione të fuqishme

Bryan Adams një nga artistët më me ndikim dhe me disqet më të shitur të të gjitha kohërave, me llojin e tij të rok-ut...

Trepça në finale

Lajmet e Fundit