Bartomeu ka edhe një kërkesë për Lionel Messin

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, do t’i kërkojë Lionel Messit që të pranojë një pagë më të ulët, në takimin e parë të dyshes këtë verë.

Superylli argjentinas kishte kërkuar largimin nga Blaugranët si lojtar i lirë në këtë afat kalimtar, gjë që klubi refuzoi ta pranonte.

Ndërsa më pas, 33-vjeçari vendosi ta vazhdonte qëndrimin duke dashur të shmangte ndonjë mosmarrëveshje ligjore me katalunasit.

Dhe ndërkohë që klubi është duke pasur probleme financiare si pasojë e pandemisë së coronavirusit, Cuatro raporton se presidenti do t’i kërkojë sulmuesit që të heqë dorë nga një pjesë e pagës, në mënyrë që shpenzimet e Barcës të jenë më të vogla.

Ndryshe, revista prestigjioze Forbes e ka bërë listën me dhjetë futbollistët më të paguar në botë dhe Leo Messi (106 milionë euro) e kryeson atë para Cristiano Ronaldos (98.5 milionë euro).

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Shpallen përfituesit e subvencioneve në kulturë, rini dhe sport në Prizren

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka publikuar listën përfundimtare të individëve dhe organizatave joqeveritare përfituese të subvencioneve në fushat...

Lajmet e Fundit