12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Këtë vit më pak vdekje nga aksidentet në Kosovë

Me rastin e shënimit të “Javës së Sigurisë Rrugore”, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj, nënshkruajnë premtimin/betimin, për ta përçuar mesazhin te qytetarët.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, u zotua për më shumë siguri në rrugë, sidomos në ato vende ku po ndodhin numër i madh i aksidenteve.

“Japim një zotim më shumë siguri në rrugë. Përpos saj, së bashku me të tjerët do të ndërhyjmë në pikat e zeza, ku kemi ndërhyrë në fshatin Balincë, ku janë humbur jetën 11 fëmijë”, tha Abrashi.

Iniciativë të mirë këtë nismë po e sheh edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

“Kjo është iniciativë shumë e mirë se për faktin se çdo vit ka humbje të njerëzve si pasojë e moskujdesit të atyre që ngasin automjete dhe ndoshta me këtë akt do ta ngrisim ndërgjegjen dhe që t’i respektojnë rregullat në komunikacion, sepse jeta është më e çmuar”.

“E falënderoj të gjithë dhe do ju premtoj dhe do të mundohem që t’i respektoj këto përgjegjësi deri në fund”, tha Veliu.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se këtë vit fatmirësisht ka më pak vdekje në trafik se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Është një fushatë e qëlluar dhe besoj se cili qytetarë mund të kontribuoj që të jap një kontribut në komunikacion dhe që sa më pak të kemi aksidente dhe të vdekur”.

“I kemi deri tani 24 më pak të vdekur sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar por kemi mbi 5 000 të lënduar, që është shumë”.

Më Shumë

Protestuesit kërkuan dialog dhe rritje të pagave për së paku 30 për qind

Qindra protestues, kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e mbështetur nga sindikata tjera me rastin...

Nis mbulimi i fushave të tenisit në Prizren, ministri Çeku: Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në qytetin e Prizrenit ka filluar me mbulimin e fushave të tenisit, për...

Lajmet e Fundit