4.9 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Përleshje me armë zjarri në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si të dyshuar për një përleshje në Prizren, ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur më 21 shtator, ku në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një gëzhojë, ndërsa njërit nga të dyshuarit iu është sekuestruar një pistoletë me tre fishekë.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i PK-së:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Besim Shala, Prizren 21.09.2020 – 00:00. Për shkak të një rrahje në mes të disa personave janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, në rast është përdorë edhe arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa nga njëri prej të dyshuarve kanë sekuestruar një pistoletë me tre fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Mori 14 mijë € kamatë, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka  njoftuar se ndaj të pandehurit me inicialet M.I., ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si...

Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni në Prizren, dyshohen për falsifikim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar për ndalimin e katër punëtorëve, instruktorë të poligonit të Drenit në Prizren, të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim...

Lajmet e Fundit