Restaurohet një hambar i vjetër në Senik të Malishevës

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren ka përfunduar punimet për restaurimin e hambarit të familjes Jonuzaj në fshatin Senik të Komunës së Malishevës.

Ndërtimi i këtij hambari është realizuar në vitet 30-ta, të shekullit të kaluar. Marrë për bazë faktin se hambari i familjes Jonuzaj, është ndër ata të cilët kanë ngelur në të trevën e Llapushës, është i veçantë në radhë të parë për vjetërsinë, funksionin, punën karakteristike gdhendur në dru, por edhe gjendjen e mirë që ka, si rezultat i kujdesit të vazhdueshëm të familjes.

Përndryshe, sipas familjarëve të familjes Jonuzaj, hambari nuk është përdorur që një kohë të gjatë për funksionin se për çfarë ishte dedikuar në kohën e ndërtimit, por ai megjithatë mbetet vlerë e shtuar e paraqitjes së mënyrës së jetesës si dhe simbol i begatisë në familjet fshatare të vendit tonë.

Samir Hoxha, drejtor në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren thotë se bazuar në përkushtimet e këtij institucioni për identifikimin, dokumentimin dhe inventarizimin e trashëgimisë kulturore për rajonin, respektivisht, territorin e komunës së Prizrenit, janë evidentuar shumë objekte me vlerë, që janë dëshmi se kjo anë është e pasur edhe me këtë lloj trashëgimie.

“Andaj QRTK në Prizren, në kuadër të përmbushjes së detyrave të punës, bënë përzgjedhjen e gjetjeve dhe objekteve, nga inventari i trashëgimisë kulturore të cilat më pas u propozohen organeve përgjegjëse për t’u dhënë status të mbrojtjes së përkohshme në kuadër të Listës së trashëgimisë kulturore, por edhe harton dhe zbaton projekte për restaurim dhe konzervim”, thekson Hoxha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Lajmet e Fundit