Papa Françesku: Mos dëgjoni vetëm kompanitë farmaceutike për koronavirusin

Shpeshherë Papa Françesku ka reaguar në lidhje me zhvillimet e situatës së koronavirusit, ku ka kërkuar solidaritet dhe shpërndarje të vaksinës falas dhe për më të varfrit.

Kësaj radhe, Ati i Shenjtë ka bërë një tjetër deklaratë paksa më të fortë në lidhje me pandeminë. Ai ka kërkuar që për çështjen e kurimit të këtij virusi të mos dëgjohen vetëm kompanitë e mëdha farmaceutike.

“Për mënyrën sesi kurohet virusi dëgjohen vetëm kompanitë më të mëdha farmaceutike sesa mjekët në linjën e parë në spitale apo ata në kampet e refugjatëve. Kjo nuk është rruga e duhur. Duhet të dëgjohen të gjithë”, u shpreh Kreu i Kishës

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit