Zafir Berisha e sheh të mirën nga emërimi i tij, thotë se është bërë reklamë e mirë për sigurinë kibernetike

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se emërimi i tij në pozitën e re megjithatë e kishte një të mirë për vendin. Ai e pranon se nuk është ekspert i fushës por që është bërë reklamë e mirë për fushën.

“Dikush ka dashur të më diskreditoj për lojëra politike. Mirëpo është bërë reklamë e mirë për sigurinë kibernetike. Edhe po të donin mediet nuk do të bëhej kaq e madhe”, thotë ai.

“Nuk jam ekspert. Por e pranoj dhe qytetarët duhet të dinë se për sigurinë kibernetike punojnë njerëzit më të ditur dhe të aftë, patriotët e ditëve të sotme. Puna që bëhet aty në ditët e sotme është shumë e vlefshme”, shton Berisha. /Express/

Më Shumë

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Lajmet e Fundit