Njëri prej tre viktimave të COVID-19, vdiq në Spitalin e Prizrenit

Tre persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 48 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast nga spitali Gjilan)”, njofton IKSHPK-ja.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Lajmet e Fundit