-2 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Për të dytën herë në radhë, dështon të mbahet seanca për sulm ndaj një personi në Suharekë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të martën për të dytën herë në radhë ka dështuar të nis gjykimi ndaj të akuzuarit Hysen Kabashi, i akuzuar për veprën penale “sulmi”.

Shkak i dështimit të këtij gjykimi, u bë mungesa e të paditurit Kabashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i çështjes, Qemail Suka, konstatoi se i akuzuari pavarësisht se ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, ftesës së gjykatës nuk i është përgjigjur, ndërsa prezent ka qenë prokurorja Elfete Purova.

Tutje, pas rrethanave të krijuara gjyqtari ka shtyrë seancën në kohë të pacaktuar, ndërsa ndaj të akuzuarit ka lëshuar urdhërarrest.

Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren më 09 dhjetor 2019, i akuzuari Hysen Kabashi më 18 nëntor të po atij viti, në fshatin Budakovë, Komuna e Suharekës, me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit Labinot Bytyqi, ashtu që pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete, fillimisht i akuzuari me një ton të lartë e fyen të dëmtuarin. Më pastaj i ofrohet te vetura dhe pasi i njëjti del nga ajo i akuzuari e kap për rroba në gjoks.

Sipas aktakuzës, i akuzuari më këto veprime kryen veprën penale “sulmi” nga neni 184 par. 1 i Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nesër mban takimin e dytë publik

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nesër do të mbajë takimin e dytë publik me qytetarët. Takimi  do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve...

Totaj viziton Policinë, Zjarrfikësit dhe Urgjencën në natën e ndërrimit të moteve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një vizitë tek Policia, Njësia e Zjarrfikësve dhe Shërbimi i Urgjencës, me rastin e natës...

Lajmet e Fundit