Doli nga shtypi libri me poezi “Përtej valës” i autorit Prend Ndoja

Doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim libri me poezi “Përtej valës”, i autorit Prend Ndoja.

Libri është ndarë në tre kapituj: “Mos ik nga vetja”, “Kohë mërgimi të rëndë” dhe “Përtej valës”.

Përmes artit të tij të veçantë e tepër të ndjeshëm, në këtë libër autori shpalos botën poetike nga këndvështrimi i një mërgimtari, i cili emocionet e tij i ka të ndërlidhura me vendlindjen.

Poashtu, ai nuk mund të rrijë indiferent as ndaj zhvillimet tjera shoqërore, të cilat e shqetësojnë dhe e bëjnë që shpesh të mprehë tehun e satirës.

Poeti Prend Ndoja, vazhdimisht merret me shkrime, sidomos me krijime letrare, të cilat i ka botuar në portale dhe medie të ndryshme. Në vitin 2018 ai ka botuar librin me poezi “Lot mbi oqean”, botuar nga Shtëpia Botuese “SAS” në Prishtinë.

Po ashtu, ai është i pranishëm në medie të ndryshme me vështrimet lidhur me aktualitetin dhe zhvillimet brendashqiptare, pa lënë anash edhe angazhimin e tij në fushën e krijimtarisë poetike.

“Përtej valës” është libri i dytë me poezi i poetit Prend Ndoja. Libri ka 112 faqe dhe është botuar në edicionin e Shtëpisë Botuese “SAS” në Prishtinë.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit