Puyol tregon a do të largohet Messi nga Barcelona

Lionel Messi tani ndihet i motivuar te Barcelona dhe mund të qëndrojë edhe disa vite në “Camp Nou”, ka deklaruar Carles Puyol.

Messi kërkoi të largohej nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror, por që me insistimin e drejtuesve të klubit, ai hoqi dorë nga kërkesa e tij. Por, pas kësaj vazhdon të flitet për një largim gjatë verës së ardhshme, me Manchester Cityn si skuadra më e fuqishme që mund ta përballonte kartonin e yllit argjentinas.

“Sikur çdo tifozë tjetër, edhe unë nuk doja që Messi të largohej.”, tha fillimisht Puyol.

“Në fund ai vendosi të qëndrojë. Ai ka deklaruar se është i motivuar te Barcelona dhe mendoj se do të vazhdojë aty edhe për disa vite të tjera. Ai është një aset i madh për Barcelonën. Ai është njëri nga më të mirët në botë.”, deklaroi ish-kapiteni i “Blaugranëve”.

news image

Më Shumë

Fëmijët pushtojnë skenën e poezisë në Malishevë, 1 Qershori festohet me vargje dhe krijimtari

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Malishevë u organizua aktiviteti “1 Qershori Poetik i Fëmijëve”, i cili mblodhi nxënës, poetë dhe dashamirë...

Fatmir Limaj mobilizon strukturat e NISMA-s në Malishevë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve politike para zgjedhjeve. Në...

Lajmet e Fundit