35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Rahovec: Gjykata lëshon urdhërarrest ndaj të akuzuarve për kanosje

Mungesa e të akuzuarve  Edmir Krasniqi dhe Blerim Ferati, ka bërë që të dështojë seanca e paraparë për të martën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, për veprën penale “kanosje”.

Gjykatësi Mizahir Shabani, tha se gjykata ka konstatim nga ana e postës se të akuzuarit gjenden jashtë vendit respektivisht në Slloveni, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në mungesë të tyre, gjykatësi Shabani, tha se shqyrtimi fillestar nuk do të mbahet dhe i njëjti shtyhet në kohë të pa caktuar, ndërsa për të akuzuarit Krasniqi dhe Fetahu, do të lëshoj urdhërarrest, raporton “Betimi për Drejtësi”

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur me 31 maj 2019, Edmir Krasniqi nga fshati Hoqë e Vogël e Rahovecit dhe Blerim Ferati nga Prizreni, akuzohen se më 12 maj 2019 kanë kanosur të dëmtuarin Muhamet Hamza.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Edmir Krasniqi, më 12 maj 2019 rreth orës 10:00, në Rahovec, në shtëpinë e të dëmtuarit Hamza, pas një mosmarrëveshje rreth një pune dhe rreth punëtorëve, i pandehuri kërkon nga i dëmtuari që t’i marrë mjetet e punës, mirëpo i dëmtuari nuk e lejon t’i marr mjetet e punës derisa të kryhet puna, atëherë i pandehuri me qëllim të frikësimit e kanos seriozisht me fjalët “Nuk do të mi japësh mjetet e punës, në rregull tani jemi baraz me ty dhe ska p… nëne që të mi ndaloj mjetet e mia dhe nëse më kërkon prap në telefon dije se jemi në gjak”.

Sipas aktakuzës, me këtë veprim i pandehuri shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale tek i dëmtuari.

Ndërsa sipas aktakuzës me datë të njëjtë, rreth mesditës në Prizren, në pompën e derivateve “Shell”, ku ishte duke qëndruar edhe i pandehuri Edmir, i pandehuri Blerim, pas një mosmarrëveshje që kishte shoku i tij Edmir, me të dëmtuarin, i pandehuri nga distanca përmes telefonit me qëllim të frikësimit e kanos seriozisht  të dëmtuarin duke iu drejtuar me fjalët “Qiti mjetet e punës tek dera brenda një ore, nëse nuk i qet atëherë unë kam me ardh dhe ka me ta hek flamen, b…. ka  me ti fut ne goj”, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton frikë, ankth dhe pasiguri peronale. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

“Hidroregjioni Jugor” intensifikon masat për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka nisur ndërmarrjen e një sërë masash konkrete për të përmirësuar gjendjen e rrjetit të ujësjellësit në komunën...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit