1 mijë e 334 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Momentalisht në Kosovë janë 1 mijë e 333 raste aktive me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar dje përmes komunikatës 24 orëshe se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve

Numri total i rasteve pozitive është 16.502 raste nga 77.272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.333.

Më Shumë

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Lajmet e Fundit