8.1 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Ushtarë të rinj amerikanë pritet të vijnë në Kosovë

Një numër i caktuar i ushtarëve të rinj amerikan pritet t’i bashkohen misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Disa prej tyre të cilët tashmë kanë përfunduar trajnimet në Iowa të SHBA-ve, pritet të udhëtojnë për në Kosovë .

Kështu është bërë e ditur në një postim në Twitter nga Ushtria Amerikane.

“Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për mision. Trupat kanë përfunduar trajnimet në Iowa, dhe tani do të lëvizin për të marrë pjesë në misionin paqeruajtës të NATO-së në Kosovë. NATO vazhdon të mbajë një ambient të sigurt për Kosovën”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/

Më Shumë

55 aksidente e mbi 2200 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Në vendin tonë gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 55 aksidente trafiku, ku prej tyre 22 me të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Në...

Seria finale për Superligë nis sot në Prizren

Dueli i parë i serisë finale të “Play-off”-it të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll luhet sot në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren,...

Lajmet e Fundit