11.2 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Sot luhet derbi Inter-Milan, si pritet të rreshtohen ekipet

Sot luhet derbi i Milanos për llogari të javës së katërt në Serie A. Interi “pret” Milanin në “San Siro”, takim që nis në orën 18:00. Antonio Conte ka marrë një lajm të mirë në lidhje me mbrojtjen.

Alessandro Bastoni ka rezultuar negativ në testin e kryer, duke i dhënë fund dhjetë ditëve në karantinë. Mbrojtësi italian u prek nga koronavirusi dhe nuk kishte asnjë simptomë.

Postimi i Bastonit…

Gjithsesi, aktivizimi në ndeshjen e sotme është i pamundur. Ndërkohë, trajnerët Conte dhe Pioli kanë pak dilema në lidhje me formacionet që do të hedhin sot pasdite në fushë.

Trajneri zikaltër pritet t’i japë një shans danezit Eriksen, i cili do të organizojë lojën e Interit. Nga ana tjetër, Pioli ka humbur Rebic dhe belgu Saelemaekers me spanjollin Brahim Diaz do të formojnë krahët e sulmit kuqezi.

Formacionet e mundshme
INTER (3-4-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Kolarov; Hakimi, Barella, Vidal, Perisic; Eriksen; R.Lukaku, L.Martinez. Trajner: AntonioConte
MILAN (4-2-3-1): G.Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, T.Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Brahim Diaz; Ibrahimovic. Trajner: Stefano Pioli.

Më Shumë

Gjashtë nxënës nga Suhareka në Finalen e Olimpiadës Botërore të Matematikës në Frankfurt

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se ekipi i matematikës nga kjo komunë është nisur drejt Gjermanisë për ta përfaqësuar Kosovën...

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Lajmet e Fundit