5.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Nuk u kërcënua

Prokuroria në Prizren nuk ka gjetur elemente të veprës penale në masazhin që kuvendarja e Vetëvendosjes, Dafina Alishani, kishte marrë pas emisionit ‘Jeta në Komunë’ nga burri i një gruaje e cila shfrytëzon një lokal të Komunës.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi tregon se policia e ka trajtuar rastin e “kërcënimit” të Alishanit.

“Policia në Prizren është marrë me këtë rast, sapo është lajmëruar. E kemi dërguar edhe në prokurori, mirëpo prokurori në mesazhin që ka marrë denoncuesja nuk ka gjetur elemente të veprës penale”, tha Gashi për “PrizrenPress”.

Kuvendarja e Vetëvendosjes në Prizren, Dafina Alishani, pati raportuar për marrjen e një telefonate nga burri i një gruaje e cila ka fituar për shfrytëzim një lokal të Komunës.

Sipas saj, telefonatën e mori pas përfundimit të debatit me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.

Në këtë debat, ajo, kishte ngritur për diskutim çështjen e pronave komunale, duke kërkuar llogari nga Haskuka.

Alishanit në mbrojtje i dolën pozitë e opozitë.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, kërkoi që të hetohet rasti i Alishanit.

“Unë personalisht do ta mbështes dhe kërkojë nga organet kompetente që të hetojnë rastin”, pati thënë Haskuka.

Haskuka ka folur edhe për rastin e ngritur nga Alishani.

“Lidhur me këtë çështje është edhe një aktakuzë”.
Sipas tij, aktakuza është lidhur me kriteret për gratë dhe numrin e punëtorëve në këto lokale.

“Për çështje administrative të vlerësimit 5 zyrtarë kanë përfunduar me aktakuzë”, pati thënë Haskuka. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ankohet Ismet Munishi: “Istogu ish shndërru në Kandahar, kurrë s’kam pa diçka të tillë”

Gjatë ditës së sotme, Liria e Ismet Munishit ishte mysafire e Istogut në Ligën e Parë. Ndeshja u luajt në kuadër të xhiros së 26-të...

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra...

Lajmet e Fundit