Shqiptohen mbi një mijë tiketa në bazë të ligjit anti-COVID, brenda 24 orëve

Mbi 16 mijë raste figurojnë si të infektuar nga COVID-19 në Kosovë. Vetëm gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 137 raste të reja, teksa numri i të vdekurve nga muaji mars ka arritur në 652 persona.

Si pasojë e përhapjes së madhe të këtij virusi edhe në Kosovë, institucionet e vendit ndërmorën masa nga më të ndryshmet, në mënyrë që të mundësohet parandalimi i përhapjes edhe më të madhe.

Me të votuar Ligji për Parandalimin e COVID-19 në Kuvendin e Kosovës, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës iu lejua shqiptimi i gjobave për të gjithë ata që nuk respektojnë masat anti-COVID.

Gjatë 24 orë nga Policia e Kosovës u shqiptuan 1 mijë e 138 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit