Brenda një ditë shqiptohen 1 mijë e 222 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Brenda një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 222 gjoba për mos respektim të masave antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 968 gjoba për shkelësit e trafikut.

Ndërkaq në rrugët e Kosovës brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 21 aksidente me dëme materiale dhe 12 aksidente me të lënduar.

Ndërsa, gjatë 24 orëve janë arrestuar edhe 49 persona, ku dhe 33 janë dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit