Në Komunën e Malishevës angazhohen 30 praktikantë

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Agjencisë së Punësimit në Republikën e Kosovës (APRK) me Komunën e Malishevës, janë angazhuar 30 praktikantë në administratën e Komunës së Malishevës, të cilët janë të regjistruar si punëkërkues në Zyrën e Punësimit, ndërsa do të jenë të angazhuar në punë praktike për gjashtë muaj.

Për këtë qëllim, të premten të gjithë këta praktikantë të angazhuar në punë në Malishevë, i ka takuar i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me kabinetin e tij, dhe i ka uruar të gjithë.

“Dua t’ju njoh të gjithëve dhe t’ju rikujtoj se qëllimi i angazhimit tuaj është që ju ta mësoni punën në praktikë në administratën komunale në përgjithësi, dhe ta mësoni sistemin e punës në të gjitha shërbimet administrative dhe komunale. Pas kësaj përvoje që ju do ta fitoni, do ta keni më të lehtë të konkurroni për punë, ose kur të punësoheni do ta keni përvojën e mjaftueshme për punë”, ka thënë Begaj, gjatë takimit me të praktikantët e angazhuar në punë në Komunën e Malishevës.

Më Shumë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit