Në Kosovë dy të vdekur e 166 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se në 24 orët e fundit në Kosovë dy persona kanë vdekur nga COVID-19, derisa janë regjistruar 166 raste pozitive.

IKSHPK-ja njofton gjithashtu se në këtë periudhë janë bërë 1056 testime.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 17.757 raste nga 86.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes.

Kurse janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, e numri i rasteve aktive është 2.062.

Më Shumë

Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve "URA" dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren. Ai në këtë institucion...

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit