12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Milaim Zeka: Aktakuza ndaj Thaçit është konfirmuar

Ish-deputeti Milaim Zeka ka deklaruar në T7 se me përveç kreut të PDK’së Kadri Veselit, është konfirmuar edhe aktakuza ndaj Presidentit Hashim Thaçi.

Zeka ka deklaruar se luftëtarët e UÇK’së nuk kanë nevojë për poezitë e liderëve politikë, duke përmendur kështu një reagim të kreut të VV’së, Albin Kurti, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj deputetit të VV’së, Rexhep Selimi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit.

“Mediat në Shqipëri kanë shkruar tashmë se edhe Thaçit i është konfirmuar aktakuza. Po e shoh reagimin qoftë të Kurtit, qoftë të liderëve tjerë, as Jakup Krasniqi e as Rexhep Selimi nuk kanë nevojë për poezi të tyre, s’kemi nevojë për folklorizëm, s’kemi nevojë me thënë u gëzua apo jo Beogradi”, ka deklaruar Zeka në T7.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar sot se kreut të saj, Kadri Veselit, i është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara dhe sot do të niset për Hagë.

Në një komunikatë për media, Kadri Veseli ka bërë të ditur se do të jep dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij politike, derisa të përballet me Gjykatën Speciale.

Më Shumë

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Kurti kujton Ekrem Rexhën: Ishte shpresë për rindërtimin e vendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar komandantin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një...

Lajmet e Fundit