-0.6 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

Biden ka fituar më shumë vota se çdo kandidat tjetër në historinë e zgjedhjeve amerikane

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA ende nuk dihet, por një gjë është e qartë: kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden, ka marrë më shumë vota se të gjithë kandidatët në historinë e zgjedhjeve presidenciale.

Numërimi i fletëve të votimit vazhdoi më 5 nëntor.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se Biden ka fituar 72,073,409 vota. Presidenti aktual, Donald Trump ka fituar 68,380,754.

Rekordin e votave deri më tash e ka pasur, Barack Obama, i cili më 2008 kishte fituar 69,498,516 vota.

Ende janë duke u numëruar edhe miliona vota. Është e mundur që të dy kandidatët të thyejnë rekordin e Obamës, të vendosur në garën e vitit 2008 kundër senatorit republikan John McCain.

Biden ka një epërsi të lehtë ndaj Trumpit në Kolegjin Zgjedhor, 253-214.

Gara për këto vota vazhdoi të ngushtohet më 5 nëntor.

Një kandidati presidencial ka nevojë për të paktën 270 vota të Kolegjit Zgjedhor për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Kandidati demokrat, Joe Biden, mori hov të madh në zgjedhjet presidenciale në SHBA pas parashikimeve për fitoren e tij në Miçigen dhe Uiskonsin. Megjithatë, numërimi i votave vazhdon në disa shtete kyçe, duke e lënë të paqartë rezultatin edhe dy ditë pas zgjedhjeve.

Me 16 votat elektorale të Miçigenit dhe 10 të Uiskonsinit, Biden ka 253 vota elektorale, përballë presidentit Donald Trump me 214 vota elektorale.

Secili shtet ka një numër të caktuar të votave të Kolegjit Zgjedhor, bazuar në popullsinë e tij.

Më Shumë

Qytetarët ankohen për pagat e ulëta: Nën 1000 euro nuk mund të jetojmë

Qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre për nivelin e pagave në Kosovë, për siç thonë me pagat aktuale nuk ia dalin për të mbijetuar,...

Zjarri shpërthen në bodrumin e një ndërtese në Prizren

Pak para orës 20:00, një zjarr shpërtheu në bodrumin e një ndërtese në rrugën "Faik Konica" të lagjes "Ortakoll" tw Prizrenit. Banorët e ndërtesës u...

Lajmet e Fundit