20-vjeçarja vdes nga koronavirusi dy ditë pasi u tha familjarëve se ishte shëruar

Bethany Nesbitt, një 20-vjeçare amerikane, ka vdekur papritur, disa ditë pasi u tha familjarëve të saj se ishte shëruar nga koronavirusi.

Në 26 tetor ajo shkoi në spital pasi nuk ndihej mirë, por pavarësisht se kishte simptomat e Covid-19 dhe niveli i oksigjenit në gjak i kishte rënë në mënyrë drastike, mjekët nuk e panë të arsyeshme që të shtrohej në spital.

Në rrjetet sociale, Nesbitt shkruante se ndihej më mirë, nuk kishte temperaturë dhe oksigjenin në gjak e kishte në nivele normale. Por një emboli pulmonare i shkaktoi vdekjen në 30 tetor.

Vëllai i viktimës, gazetari i “The Athletic”, Stephen J. Nesbitt, dha një mesazh për të rinjtë: “Mos mendoni se nuk mund të prekeni sepse jeni të rinj”.

Ai shtoi se motra e tij e ndjerë vuante nga astma./A2CNN

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit