Ragip Begaj shtrohet në QKUK pasi u prek nga COVID-19

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragim Begaj, është infektuar me COVID-19 dhe po qëndron i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, përmes një shkrimi në facebook.

Kilaj, i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit.Sot në Kosovë janë shënuar 728 raste të reja me COVID-19 në nivel vendi, katër në Malishevë.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miqë, të dashur qytetarë të Komunës Malishevë; sot u informova se Kryetari i Komunës Z. Ragip Begaj po qëndron i shtruar në QKUK i prekur nga Covid 19.
Un? lutem për shëndetin dhe shërimin e shpejtë të tij. Unë isha bashkë me Ragipin në rrugëtimin tonë për liri dhe ndërtim të vendit. Sot jemi opozitar në politikë por mbetemi shokë në përjetësi, sepse shumë gjëra na bashkojnë! Nga zemra i uroj shërim të shpejtë, kthim te familja dhe në drejtimin e Komunës si Kryetar i zgjedhur nga populli!
Shërim të shpejtë miku im!

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit