Masakrohen mbi 50 persona në një fushë futbolli , ISIS merr përsipër sulmin

Një masakër e tmerrshme ka ndodhur në Mozambik, ku militantë të lidhur me ISIS, kanë vrarë dhe masakruar më shumë se 50 persona në një fushë futbolli.

Terroristët sulmuan një fshat, duke ekzekutuar banorët dhe më pas dogjën edhe shtëpitë e tyre. Ky është sulmi i fundit në një valë gjithnjë e në rritje të dhunës, raporton Dailymail.

Rreth 4 mijë militantë po luftojnë kundër qeverisë së Mozambikut, ndërsa “Daily Mail” shkruan se grupe të tjera radikale po tentojnë të krijojnë një kalifat. Militantët që veprojnë në atë zonë dogjën dhe plaçkitën edhe disa fshatra aty pranë.

“Policia u njoftua për masakrën e tmerrshme nga persona që gjetën trupat e pajetë. Kemi numëruar të paktën 20 viktima”, tha një zyrtar i policisë vendase.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit