4.4 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Isha “Sosi”, u bëra “Prifti”, “Don Sebastian” e “Pjetër”

Shkruan: Sabahajdin Cena

Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me vullnetin më të madh u angazhova si profesor universiteti dhe anëtar i devotshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por askush nuk më pyeti se ç’profeson kam e as cilës parti i takoj, por pushkën në krah e një pistoletë në brez.

Qysh në fëmijëri e rini e kisha pseudonimin “Sosi”me të cilin isha më i popullarizuar se me ,emrin dhe mbiemrin tim. Së andejmi kalova në pseudonimin “Prifti” të cilin ma vuri komandant Xhelal Hajda-Toni, pasi që në betejat e Kroacisë, e paska pasur një bashkëluftëtar klerik të besimit katolik.

Madje shpesh edhe vishja rrobat e priftërisë dhe askujt nuk i pengova e as që më pyeti kush. Vizitoja famullinë e Bistagjinit, famullitarin Don Vitori e familjen e Augustin Bisakut, dhe askush nuk më pengonte, madje as hoxhallarëve me të cilët shoqërohesha gjatë tërë luftës: Mulla Fetah Bekollit, me shërbim në Rogovë të Hasit, me mulla Isak Rexhepin, imam në Nagac të Anadrtinit, me mulla Halit Shëlës të Krushës së Madhe e me Ismet Tarën e Rahovecit, dhe askujt nuk i pengonte.

Nuk e pengonte as Ismet Tarën nga Rahoveci të cilin e quaja herë “Hoxhë” e herë mulla Ismet, e më vonë “Prifti” si prift duhej ta kisha emrin dhe kështu u bëra “Don Sebastian” dhe kontaktoja me Simon Veselin e me vëllezërit Paluca nga famullia e Velezhës dhe askujt nuk i pengoja, ndërsa në fshatrat e Anadrini bëhesha Pjetër Gjergji, u bëra nga Ferizaj, i burgosuri që kisha ardhur në Krushë të Madhe e Qëndresë për t’u takuar në nënat e të burgosurve Ukshin Hoti e Nait Hasani dhe sërish jetoja në mjediset myslimane në Nagac te haxhi Nuredin Gashi, te Jakup Gashi e te Ilvi Gashi, sërish me mulla Fetaun, me mulla Halitin e me mulla Isakun, dhe askush nuk u interesua për “faktin”se jam Pjetër Gjergji i Ferizajt.

Sërish vizitoja Velezhën, Shpenadinë dhe Terpeticën, mjedise të krishtera.

Bashkëluftëtarët dhe shtabet lokale, rajonale dhe ai i përgjithshëm e dinin se kam qenë anëtar i LKJ-së dikurshme, pastaj edhe i LDK-së, por askush nuk më pyeti kurrë gjatë qëndrimit tim në male, as për profesionin tim, as për konfesionin, as për emrat dhe pseudonimet edhe pse “hoxhallarë” kishte më shumë e “prift” isha vetëm unë.

Gjatë qëndrimit në fshatin Nagac për pak në një debati me mulla Fetahun, mulla Isakun, mulla Halitin e sheh Muharremin, nuk më zbuloi haxhi Dina i Nagacit. Por askujt nuk i pati interesuar e as që i patën penguar pseudonimet, profesionet dhe vendlindjet e mia, por pushkën në krah e drejt në pyjet e Mileskës.

Më Shumë

Kosova kundër Islandës në Play-Off për Ligën B të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Kombëtaren e Islandës në muajin mars të vitit 2025, në kuadër të play-off-it për promovim në Ligën...

Vetëvendosje në Prizren ndriçon hapësirat e saj me portokalli në solidaritet me viktimat e dhunës gjinore

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore,” qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka ndriçuar hapësirat e saj...

Lajmet e Fundit