14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Latifi: Fitoren do ta konfirmojmë më 1 dhjetor

SmajlLatifi10-5Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryetari aktual, Smajl Latifi, ka thënë të hënën se edhe pas 1 dhjetorit do ta qeverisë këtë komunë.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se në balotazh qytetarët do ta vlerësojnë punën e qeverisjes së deritanishme dhe do ta konfirmojnë fitoren e AAK-së.

“Kemi punuar shumë gjatë periudhës trevjeçare të qeverisjes. Mendojmë se qytetarët do ta vlerësojnë punën tonë dhe do të na japin edhe një mundësi që në katër vjetët e ardhshëm të punojmë edhe më shumë për interesat e qytetarëve, për zhvillimin e Rahovecit, për përparimin e komunës sonë si dhe për forcimin e pozicionit të komunës sonë. Për realizimin e këtyre ne e kemi gatishmërinë, energjinë, vullnetin dhe vizionin. Prandaj, fitorja do të na konfirmohet në raundin e dytë të zgjedhjeve më 1 dhjetor. AAK-ja dhe unë do ta vazhdojmë qeverisjen në Rahovec”, ka deklaruar Latifi.

Ai ka thënë se projekti i AAK-së do të jetë projekti fitues i raundit të dytë të zgjedhjeve.

“Jemi të bindur se do të fitojmë sepse alternativa të cilën e kemi dëshmuar deri më tani, të cilën e kemi përgatitur për qytetarët e komunës së Rahovecit për katër vjetët e ardhshëm, është alternativë serioze, një alternativë e pasur me argumente që do t’u mundësojë qytetarëve të komunës sonë të jetojnë më mirë dhe të përjetojnë ndryshime të vazhdueshme pozitive për të cilat ata kanë nevojë çdo ditë”, ka theksuar Latifi.

Duke folur për arritjen e rezultatit të PDK-së më 3 nëntor, ka thënë se ka ndikuar përdorimi i makinerisë shtetërore nga ky subjekt politik.

“Janë evidente ardhjet e shumta në mënyrë të organizuar dhe përdorimi i makinës shtetërore në komunën e Rahovecit. Në ditët e fundit ka pasur ndërhyrje të nivelit qendror nëpërmjet dhënies së subvencioneve për vreshtarët. Tekefundit, mirë që i kanë dhënë këto subvencione, por dihet pse i kanë dhënë. Prandaj rezultati duhet të shihet nga ky këndvështrim”, është shprehur Latifi.

Më Shumë

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

Aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture në Prizren: Tre persona të lënduar

Në Prizren, më 29 prill 2024 në ora 07:50,  ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture. Përveç dëmeve materiale, tre persona...

Lajmet e Fundit