6.9 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Thaçi: Dialogu me Serbinë do vazhdojë, 2013 vit historik për rajonin

Thaci ne KSMbrëmjen e sotme, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton raportin e rregullt 3 mujor për Kosovën, i cili u paraqit nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon. Në fjalën e tij, Thaçi deklaroi se: “2013 ishte një vit historik për rajonin”.

“Dhuna në zgjedhjet në veri të Kosovës, ishte e organizuar. Ndërsa procesi i rivotimit në disa komuna është përshëndetur nga të gjithë. Po punojmë për plotësimin e rekomandimeve të BE”, tha Thaçi. “Progres raporti i KE ishte pozitiv dhe ne po punojmë për plotësimin e rekomandimeve nga KE. Negociatat me BE për MSA, janë arritje për Kosovën, raporton SOTenws.

Në pranverën e vitit 2014, ne mbyllim negociatat e MSA”, u shpreh kryeministri i Kosovës. Raporti trajton situatën e përgjithshme të sigurisë me një vështrim edhe për zgjedhjet, përfshirë edhe veriun e Kosovës. Në raportin e tij prej 17 faqesh, theksohet se situata e sigurisë “në Kosovë, ka mbetur në përgjithësi e qetë, me incidente të herëpashershme, të raportuara në hapësirat e përziera etnike”.

Ndër të tjera thuhet se: “të gjitha palët duket se demonstrojnë një përkushtim në rritje për parandalimin e tensioneve në terren, për ta mundësuar dialogun e nivelit të lartë dhe për lëvizjen përpara të procesit implementues”.

Më Shumë

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Lajmet e Fundit