10.7 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Latifi: Rahoveci nga pandemia ka pësuar dëme në vlerë 54 milionë euro

Në Komunën e Rahovecit sot janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve që kanë qenë të infektuar edhe me coronavirus.

Kryetari Smajl Latifi tha për RTV Dukagjinin thotë se deri më tani me fatalitet nga Komuna e Rahovecit kanë përfunduar 38 persona derisa ende mbeten aktive 104 raste me coronavirus.

“Rastet fatale janë si pasojë e drejtpërdrejt e infektimit me coronavirus apo edhe që kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Latifi thotë se gjendja në QKMF është stabile dhe ka furnizim të mjaftueshëm me barna dhe oksigjen.

“Pacientët me coronavirus i marrin shërbimet në objekte të veçanta”.

I pari i Rahovecit thotë se kjo komunë ka humbje të mëdha nga efektet e pandemisë.

“Dëmet janë evidente. Nga raporti i një kompanie konsulente, deri më tani komuna jonë ka pësuar humbje në vlerë prej 54 milionë eurove. Humbjet janë te bizneset e sidomos në gastronomi”.

Latifi thotë se komuna ka ndihmuar bizneset duke i liruar nga taksat si një rrethanë lehtësuese për këtë kohë pandemie.

Më Shumë

Vërmicë: Konfiskohen 25% e parave të padeklaruara të një udhëtari

Në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të mjeteve monetare të padeklaruara që u gjetën në çantën e dorës së...

Artan Abrashi zbulon arsyen e bashkëpunimit me Zafir Berishën: Na lidh respekti dhe vizioni për Prizrenin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka folur sonte në emisionin Politiko për arsyet që e shtynë të lidhë koalicion...

Lajmet e Fundit