10.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

20-vjeçari nga Prizreni pret gishtat në fabrikë

Një 20-vjeçar nga fshati Lubizhdë e Prizrenit është lënduar të mërkurën derisa ishte në vendin e tij të punës.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK në Prishtinë.

Të mërkurën, në një fabrikë në Prizren një punëtor ka marrë lëndime të rënda.

Express merr vesh nga burime se i njëjti ka prerë dy gishtërinj të dorës së djathtë. 20-vjeçari aktualisht është duke u trajtuar në Qendrën Klinike të Kosovës në Prishtinë.

Ndërkohë, për këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, derisa policinë e ka njoftuar pronari i punëtorisë ku është lënduar punëtori.

Ai ka deklaruar se viktima ka lënduar aksidentalisht dorën e djathtë derisa ishte duke punuar.

“Ankuesi mashkull kosovar pronar i një punëtorie ka raportuar se punëtori i tij mashkull kosovar, duke punuar aksidentalisht ka lënduar dorën e djathtë. Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe më pas me autoambulancë është transportuar për në QKUK-së në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/

Më Shumë

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për person të zhdukur nga lufta

Në komunën e Rahovecit janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Pas zbulimit, mbetjet eshtërore...

Gjendet mjet shpërthyes në një oborr në Rahovec

Një person në Rahovec ka njoftuar policin se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes teksa po pastronte oborrin e shtëpisë së tij. Sipas...

Lajmet e Fundit