Shoqata “Pashtriku” ndërton 12 shtëpi për familjet e varfëra

Muharrem dinaShoqata Humanitare “Pashtriku” në Prizren, për dy vjet ka arritur t’i ndërtojë 12 shtëpi për familjet skamnore. Kryetari i “Pashtrikut”, Muharrem Dina tha se aktualisht janë edhe dy shtëpi në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Për ta pasqyruar këtë aktivitet, kjo shoqatë ka organizuar ekspozitën e fotografive nga aktiviteti i ndërtimit të shtëpive në të gjitha mjediset e qyteteve të Rajonit të Prizrenit. Dina falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar Shoqatën “Pashtriku”.

Kryetari i Komunës Ramadan Muja tha ndërkaq se Komuna e Prizrenit do të vazhdojë me përkushtim të ndihmojë rastet e këtilla si dhe të ndihmojë shoqatat.

Me ndihmën e shoqatave dhe institucioneve Muja shprehu besimin se do të zgjidhet problemi i banimit për familjet që kanë nevojë për strehë.
Njëri nga anëtarët e Shoqatës “Pashtriku”, Fetah Bekolli tha se të gjithë ata që kanë mundësi dhe ndihmojnë, do ta shtojnë jo vetëm respektin te njerëzit por edhe pasurinë e tyre.

Bekolli e ka vlerësuar kryetarin e Organizatës “Pashtriku” si një njeri të palodhshëm në aktivitete për çështjen kombëtare dhe aktivitetin humanitar për të iu dal në ndihmë njerëzve në nevojë./TVO/

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit