Ministri Quni dhe gjeneral Rama bënë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz

Me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Daljes publike të UÇK-së, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me delegacionet e kryesuara të tyre, bënë nderime në kompleksin memorial para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe  Familjes Jashari në Prekaz.

Pjesë e delegacioneve të tyre ishin: zëvendësministrja e Mbrojtjes  Sadika Kofrc, zëvendësministri i Mbrojtjes, Mehmedali Mergjollari, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj – Quni, drejtori i Drejtorisë për Politika të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes, Faruk Geci, drejtori i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Siguri në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, dhe oficerë të tjerë të lartë ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së si dhe komandave e njësive kryesore të FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë institucione që ruajnë dhe kultivojnë në vazhdimësi, vlerat më të larta të trashëgimisë së saj dhe vlerave historike të vendit si frymëzim e motivim për realizimin me përgjegjësi të lartë të misionit të tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Lajmet e Fundit