2.3 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Fillojnë hetimet për vdekjen e Diego Maradonës – ka dyshime në stafin e ambulancës

Kanë filluar hetimet në Argjentinë rreth vdekjes së Diego Maradonës në të mërkurën e kësaj jave në moshën 60-vjeçare.

Sipas protokollit të lëshuar, thuhet se legjenda e futbollit kishte pësuar sulm në zemër dhe se ndihma e shpejtë që kishte arritur në vendin e ngjarjes, nuk kishte mundur ta shpëtonte.

Urdhri i hulumtimeve u kërkua nga prokurorët në rrethinën e pasur Buenos Aires, San Isidro dhe u nënshkrua nga një gjykatës vendas, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e prokurorit.

“Dje (e shtunë) hetimi dhe vërtetimi i provave vazhdoi me marrjen e deklaratave nga njerëzit duke përfshirë të afërmit e drejtpërdrejtë të të ndjerit”.

“Në bazë të provave të mbledhura, u konsiderua e nevojshme të bëhej një kontroll në shtëpi dhe zyrën e mjekut Leopoldo Luque (mjeku personal i Maradonës)”, thuhet në njoftim.

Zyra e prokurorit nuk dha asnjë informacion se çfarë e shtyu hetimin.

“Ata morën dosjet klinike,” ka thënë Luque për televizionin lokal pasi oficerët e kontrolluan shtëpinë dhe zyrën e tij.

“Nuk kishte asnjë gabim mjekësor”, duke shtuar Luque se ai nuk ishte përgjegjës për vdekjen e legjendës së futbollit.

Maradona kishte luftuar për vite me radhë me çështjet e abuzimit të substancave. “Unë bëra më të mirën që munda me Diegon. Ai kishte nevojë për ndihmë”, ka përfunduar Luque.

Avokati i Maradonës, Matias Moria, të enjten tha se ai do të kërkonte një hetim të plotë të rrethanave të vdekjes së legjendës së futbollit, duke kritikuar atë që ai tha se ishte një përgjigje e ngadaltë nga shërbimi i urgjencës.

Më Shumë

Kampionët vazhdojnë me fitore

Trepça e ka vazhduar serinë e fitoreve në ProCredit Superligë, kësaj radhe duke mundur Rahoveci 029 me shifrat 86:77. ‘Xehetarët’ e nisën fuqishëm ndeshjen, ku...

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pasi nuk mundi të hyjë në qeverinë “Kurti 3”. Balje, përmes një postimi në facebook ka...

Derbi në Prizren

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit