Trusti del me një sqarim pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Fondi i Kursimeve Pensionale ka dal me një sqarim pas miratimi të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili mundëson tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trusti ka bërë me dije se ata janë të obliguar që të presin që ky projektligj të nënshkruhet nga Presidenti i vendit e të publikohet në Fletoren Zyrtare që më pas të lejojmë aplikimin.

Menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi, Trusti thotë se do ta bëjë të ditur uebfaqen ku do të mund të aplikohet për 10%-shin si dhe do të japin detajet për aplikim.

Por, Trusti bën me dije që të gjithë kontribuuesit e interesuar për tërheqjen e këtyre mjeteve ta kenë parasysh që:

1) Aplikimi për tërheqjen e 10%-shit do të bëhet vetëm përmes internetit (do të jetë një uebfaqe e veçantë, që do ta bëjmë publike sapo të hyjë ligji në fuqi) dhe jo fizikisht në zyrën e Trustin.

2) Aplikimi për tërheqje mund të bëhet nga çdo kontribuues që ka mjete në Trust.

3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).

4) Aplikimi me llogari bankare jashtë Kosovës nuk mund të bëhet.

5) Aplikimi me llogari bankare të biznesit nuk mund të bëhet. /Gazeta Express

 

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit