12 C
Prizren
E premte, 14 Maj, 2021

Kjo është procedura për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që mundëson edhe tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti. Por, cila është procedura që duhet ndjekur për t’i tërhequr këto para?

Procedurën për tërheqjen e këtyre mjeteve e kishte shpjeguar javë më parë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.

“Trusti ka përgatit një platformë online që po besojmë që të jetë gati brenda dy javëve. Procedura është e thjeshtë. Vendoset numri personal në ëeb faqe dhe numri i xhirollogarisë dhe pastaj verifikohet me Bankën Qendrore të Kosovës dhe paratë e Trustit do të dalin në xhirollogaritë e njerëzve që janë përfitues, rrjedhimisht që aplikojnë dhe për tri ditë iu dalin paratë në xhirollogari”, ka thënë Tahiri.

Tahiri kishte theksuar se këto para nuk mund të tërhiqen derisa të hyjë në fuqi ligji, të nënshkruhet nga presidenti dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Procedura e aplikimit për tërheqjen e kursimeve do të jetë online.

“Procedura e aplikimit do të jetë e thjeshtë. Do të jepet numri personal dhe i xhirollogarisë, kjo verifikohet nga BQK-ja dhe paratë e Trustit, 10 për qindëshi do të jetë në xhirollogari të përfituesit, atij që aplikon”, kishte bërë të ditur Tahiri.

Ndryshe, Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të mundësojë rikuperimin e humbjeve të bizneseve për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Ndërkaq, votimit të këtij raporti i ka paraprirë miratimi i katër amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Amendamenti i parë është që mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit sipas këtij neni, e të cilët kanë kursime deri në 9.999 mijë euro kompensohen në formë rimbursimi, duke filluar nga viti 2023, sipas formulës dhe metodologjisë së rimbursimit që vendoset me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës në afatin prej gjashtë muajsh nga miratimi i këtij ligji.

Amendamenti i dytë, lënda e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore të regjistruara dhe aktive në Republikën e Kosovës, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo, lirohet nga TVSH-ja.

Amendamenti i tretë, të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur probleme të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilët kanë qenë aktive të regjistruara në regjistër të biznesit para datës 29 shkurt 2020, mbështeten financiarisht nga ana e buxhetit të Kosovës me mjete monetare për t’i mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë euro.

Amendamenti i katërt, paguhen nga ana e buxhetit të Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor dhe dhjetor 2020, të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj pas datës 29 shkurt 2020 e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët është 300 euro për një muaj. /Gazeta Express

Më Shumë

21 vjet nga vrasja e “Drinit”

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren. Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze. Drejtësia vendore e ndërkombëtare,...

Ndërron mendje Jorginho

Pas dëshirës për t’u kthyer në Itali, Jorginho tani preferon të nënshkruajë zgjatje të kontratës te Chelsea. Sipas Fabrizio Romano, bisedimet për rinovimin e kontratës...

Rrëzohet nga një lartësi një punëtor në Prizren, dërgohet në QKUK

Një person është rrëzuar nga një lartësi prej 2 metrash dje në fshatin Romajë të Prizrenit, derisa ishte duke punuar. Sinjali mëson se viktima ka...

Urimi i LDK-së në Prizren për festën e Fitër Bajramit

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka uruar Bashkësinë Islame dhe gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. "Dega e LDK-së në...

873 qytetarë u gjobitën për 24 orë nga policia për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore...

Prizren, një vdekje dhe vetëm 3 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se një person i infektuar me COVID-19 ka vdekur në komunën e Prizrenit...

Sulm me mjet të fortë në Malishevë, lëndohet rëndë një person

Një person ka përfunduar në QKUK më 10 maj pasi u sulmua me mjet të fortë nga dy të dyshuar në fshatin Dragobil të...

Mbërrijnë në Shqipëri edhe 11 mijë e 700 vaksina Pfizer

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë arritur edhe 11 mijë e 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer në Shqipëri. Rama tha...

Dalin pagesat e para për punëtorët e gastronomisë

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagesat për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga...

Rritet qarkullimi i bizneseve, për katër muaj shteti inkasoi mbi 200 milion euro taksa

Këtë vit Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka tejkaluar planifikimin e të hyrave nga tatimet, por edhe qarkullimi i bizneseve sivjet është më i...

Barcelona në kërkim të Buffon

Barcelona ka kontaktuar me portierin veteran Gianluigi Buffon për t’u bashkuar me katalunasit në këtë verë. 43-vjeçari, njoftoi të martën se do të largohet kur...

Nisin hetimet ndaj pjesëmarrësve që u përleshen në ndeshjen mes Ponte Prizrenit dhe Pejës

Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit ka njoftuar se kanë nisur hetimet ndaj Ponte Prizrenit dhe Pejës pas përleshjes mes dy klubeve të martën....

Moment emocionues: 8-vjeçarja nga Rahoveci shkon në Gjermani përshëndetet me shkollën

Kosovarët edhe 20 vjet pas luftës po vazhdojnë ta lëshojnë vendin si pasojë e varfërisë dhe mungesës së prespektivës. Një moment emicionues ka qenë për...

Kështu e festonte UÇK-ja Bajramin e vitit 1999

Sa herë që festohet festa e Bajramit, bie në vëmendje një fotografi e veçantë e vitit 1999. Vitet e luftës në Kosovë, kanë qenë të...

792 qytetarë u gjobitën për 24 orë nga policia për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore...

Kërkoi vaksinim të detyrueshëm, kryetari i bashkisë në Poloni kërcënohet me vdekje

Pas vendimit të selisë qendrore të Walbrzych, një qytet i vogël në Poloninë jugperëndimore, për të bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit, kryetari i...

Lajmet e Fundit