3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Manipulon aksidentet për përfitime nga sigurimi, arrestohet kosovari në Gjermani

Personi në fjalë, shtetas kosovar, thuhet se ishte përfshirë në disa dhjetëra aksidente trafiku , shumica të inskenuara

Oficerët e policisë kanë bastiur të enjten (3 dhjetor) disa apartamente dhe lokale afariste në Stuttgart dhe Schorndorf me ç`rast kanë arrestuar një person 40-vjeçar, shkruan polizeinews.de.

Ai, së bashku me të dyshuar të tjerë, akuzohen se kishin manipuluar aksidente trafiku dhe kështu kanë mashtruar kompanitë e sigurimeve, transmeton albinfo.ch.

Personi në fjalë, shtetas kosovar, thuhet se ishte përfshirë në disa dhjetëra aksidente trafiku që kanë ndodhur në periudhën midis shtatorit të vitit 2016 dhe tetorit 2020.

Shumica e aksidenteve në dyshohet se ishin manipuluar.

I dyshuari besohet se ka marrë si dëmshpërblim një shumë gjashtë shifrore (mbi 100 mijë euro) nga kompani të ndryshme të sigurimeve.

Zyrtarët kanë konfiskuar materiale të shumta që mund të shërbejnë si dëshmi, të cilat tani duhet të vlerësohen. Hetimet, veçanërisht ato për deliktet tjera dhe për bashkëpunëtorët e mundshëm, janë duke vazhduar.

Kosovari i akuzuar i cili dyshohet të ketë kryer edhe delikte të tjera, përfshirë mashtrim të kredidhënësit, është paraqitur të premten para një gjykatësi, përcjell albinfo.ch. Ky i fundit ka lëshuar ??urdhrin e arrestit ndaj tij, të kërkuar nga prokurori publik dhe e ka ekzekutuar këtë urdhër.

Më Shumë

Bujar Loci shpallet “Trajneri më i Mirë i Vitit”

Trajneri i KB Rahovecit 029, Bujar Loci, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Trajneri më i Mirë i Vitit” nga Federata e Basketbollit të Kosovës,...

Spitali i Prizrenit drejt transformimit, Vitia: Investim mbi 11 milionë euro

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit po përjeton një transformim rrënjësor, falë investimeve...

Lajmet e Fundit