Komuna e Prizrenit kalon në zonën e gjelbër

Prizreni nga zona e portokalltë kalon në zonën e gjelbër.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët për kategorizimin e komunave sipas rrezikshmërisë të infektimit nga COVID-19 për këtë javë.

Qyteti i Prizrenit sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka kaluar në zonën e gjelbërt.

Cilat janë masat e Qeverisë për zonën e gjelbërt?

Në këtë zonë hyjnë komunat me rrezik të ulët të infeksionit, që kanë 1 deri në 75 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20;00. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit “merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Transporti publik do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Më Shumë

Tërheqja e 17 milionë eurove po dëmton shërbimet shëndetësore në Prizren

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, ofron shërbime shëndetësore për qindra banorë të kësaj komune në zonat urbane dhe rurale. Sipas statistikave të marra...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Lajmet e Fundit