Totaj ngushëllon familjen e mjekut Nexhip Berisha

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka ngushëlluar familjen e mjekut Nexhip Berisha, i cili humbi sot betejën me COVID-19.

“Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, me keqardhje e pranoi lajmin e vdekjes të veprimtarit të çështjes kombëtare dr.Nexhip Berisha”, thuhet në telegramin ngushëllues të Totajt.

“Ndarja nga jeta e njërit prej mjekëve më të përkushtuar mbi të gjitha një model i humanistit, është humbje jo vetëm për familjen, komunitetin e mjekëve, miqtë, por edhe më gjerë”.

Nexhip Berisha ishte njëri prej themeluesve të PDK-së në Prizren.

Ai, me angazhimin dhe përkushtimin e tij të palodhshëm, la shembullin e tij më të mirë, se si të veprojnë dhe si të punojnë gjeneratat e reja, në të mirë të Republikës së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit