Përurohet sistemi i ujësjellësit në Gjonaj të Hasit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me banorët e fshatit Gjonaj dhe drejtorin e Shërbimeve Publike Osman Krasniqi, kanë bërë përurimin e sistemit të ri të ujësjellësit në këtë fshat, i cili do t’ju mundësojë banorëve 24 orë qasje në ujë të pijshëm.

Gjatë punimeve që kanë zgjatur më shumë se 1 vit e gjysmë, është bërë ndërrimi i tërësishëm i gjithë gypave të ujësjellësit dhe është bërë vendosja e orëve matëse në 800 puseta të ujit.

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se banorët e fshatit Gjonaj me vite të tëra janë ballafaquar me problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, ndërkaq këtë problem të kamotshëm ka arritur që ta zgjidhë gjatë qeverisjes, ashtu edhe siç iu kishte premtuar.

Kryetari Haskuka po ashtu njoftoi se aktualisht janë duke vazhduar punimet për rregullimin e rrugëve të ndryshme në këtë fshat, të cilët më pas do shtrohen me asfalt.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit