7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Dyshohet se në Prizren është vrarë një polic bashkë me vajzën

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka konfirmuar se në Prizren janë gjetur të vdekur dy persona, dhe se njëri nga ta është zyrtar policor.

Shala ka treguar se tashmë Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Siç ka thënë Shala dyshohet se relacioni mes dy viktimave është babë dhe bijë.

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku ne një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrare nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësite tjera relevante kane dalur ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, ka thënë Shala për Gazetën Express./Express/

Më Shumë

Liria në kërkim të pikëve të reja në Istog

Liria do të vazhdojë garën në Raiffeisen Liga e Parë me një transfertë të rëndësishme ndaj Istogut, në kuadër të javës së 26-të të...

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Lajmet e Fundit