Avdullah Hoti shkarkon shefin e AKI-së

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti e ka kërkuar dorëheqjen nga detyra kreun e AKI-së, Kreshnik Gashi, raporton Gazeta Express.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim.

Kreshnik Gashi është emëruar Drejtor i Agjencisë Kosovare për Intelegjencë nga Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, më 25 nëntor 2019. Para se të emërohej në këtë pozitë ai ka mbajtur pozita të larta institucionale dhe manxheriale në sektorin publik. /Express/

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Lajmet e Fundit