3.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Lirohet nga burgu vrasësi i ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi

Jetullah Kryeziu, i dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e ish-aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është liruar nga burgu.

Gjykata në Prizren në vitin 2003 kishte dënuar me burg Kryeziun për vrasjen e ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyqin dhe dy përcjellësve të tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyçi.

Kryeziu kishte vrarë Bytyqin më 27 tetor të vitit 2001. Sipas njoftimit të gjykatës atë kohë thuhej se Kryeziu e kishte kryer vrasjen pak orë pas zgjedhjeve lokale që ishin zhvilluar atë vitë.

“Gjykata e Prizrenit dënon me 20 vjet burg vrasësin e kryebashkiakut të Suharekës, Ukë Bytyçi. Bytyçi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u vra më 27 tetor të vitit të kaluar, pak orë pas zgjedhjes në krye të bashkisë së Suharekës. Ngjarja ndodhi menjëherë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, që nxorën fitues kandidatin partisë së Rugovës, Bytyçin”, thuhej ndër të tjerash pas vendimit të Gjykatës më 19 qershor 2002.

Më Shumë

Latifi pret në takim pronarët e barnatoreve private që operojnë në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim pronarët e barnatoreve private që operojnë në Rahovec, me të cilët ka diskutuar...

Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi përfitojnë bursën “Shpresat Olimpike 2026”

Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik i Kosovës ka miratuar listën e bursave “Shpresat Olimpike 2026”, program që synon mbështetjen e sportistëve të rinj premtues...

Lajmet e Fundit