Gjatë ditës pritet të ekzekutohen mjetet e trustit për 70 mijë qytetarë

Gjatë ditës së sotme pritet që paratë e para nga Fondi Pensional i Kursimit të bien në duar të qytetarëve.

Janë rreth 70 mijë qytetarë që sot do t’i marrin 10 përqind të mjeteve të tyre.

Transferimi i mjeteve për këta qytetarë do të nisë nga ora 10:00.

Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike të votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë.

Duhet përkujtuar që numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar për të tërhequr 10% e parave të mbledhura në Trustin Pensional, teksa pritet që rimbursimi i tyre të bëhet në vitin 2023.

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit