Ronaldo e fiton çmimin “Këmba e Artë”

Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin “Këmba e Artë 2020”, i cili ndahet nga Klubi i Kampionëve të Botës për lojtarët mbi moshën 28-vjeçare, të cilët kanë pasur karrierë të suksesshme.

Sulmuesi 35-vjeçar u njoftua më 1 dhjetor se ai është fitues i këtij çmimi për vitin 2020, por trofeun e mori vetëm të dielën më 20 dhjetor, transmeton Gazeta Express.

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë është shprehur i lumtur dhe i nderuar me çmimin.

“Jam i nderuar që e fitoj çmimin Këmba e Artë dhe që do të pavdekësohem në Promenadën e Kampionëve në Monako, së bashku me disa prej legjendave më të mëdha të futbollit!” shkroi Ronaldo në Instagram.

“Jam i përulur dhe dua t’i falënderoj të gjithë tifozët në mbarë botën që votuan për mua”, shtoi ai.

Ky çmim është ndarë 18 herë deri tani, ndërsa Ronaldo është portugezi i parë që fiton atë.

Në garë për të ai i mposhti yjet si Lionel Messi, Robert Lewandowski, Giorgio Chiellini, Neymar, Sergio Ramos, Sergio Aguero, Gerard Pique, Mohamed Salah dhe Arturo Vidal.

Më Shumë

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Lajmet e Fundit