Miratohet propozim-vendimi për kursime dhe ndarje buxhetore prej mbi 32 milionë euro për vitin 2020

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për kursime dhe ndarje për buxhetin e vitit 2020. Sipas ministres së Financave, Hykmete Bajrami, vlera e përgjithshme e ndarjeve sipas këtij propozim-vendimi është 32 milionë e 380 mijë euro.

Nga kjo shumë në kategorinë paga dhe shtesa ndahet shuma 8.8 milionë, në kategorinë mallra dhe shërbime ndahet shuma 4.4 milionë, në shpenzime komunale mbi 570.700 euro, për subvencione dhe transfere mbi 3 milionë e 100 mijë euro dhe shpenzime kapitale mbi 15 milion euro.

Ajo ka thënë se ky propozim-vendim ka marrë parasysh mundësitë buxhetore të vendit, obligimet ligjore të organizatave buxhetore si dhe respektimin e rregullave fiskale, duke përfshirë ruajtjen e nivelit minimal të bilancit bankar.

“Ecuria buxhetore dhe makroekonomike po tregon se niveli i vështirësive të paktën për pjesën e parë të vitit 2020 nuk pritet të lehtësohet. Prandaj të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë situatë dhe të përpiqemi të gjejmë nivelin e duhur të koordinimit brenda mundësive reale. Ky vendim është vazhdimësi e vendimit të parë me të cilin patëm adresuar mungesën në skemat pensionale dhe sociale për vitin 2020 si dhe mungesën e kategorinë e pagave deri në muajin nëntor për sektorin e policisë e shëndetësisë. Sa i përket vendimit që e kemi para nesh prioritet kanë pasur shpenzimet lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 duke u fokusuar në sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë dhe fushat tjera me rëndësi”, ka thënë ajo./KOHA

Më Shumë

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Lajmet e Fundit