21.2 C
Prizren
E shtunë, 6 Shtator, 2025

Prizren: Dështon seanca gjyqësore ndaj ish-komandantit “Molla e Kuqe” i akuzuar për krime lufte

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar seanca ndaj ish-komandantit të UÇK-së Remzi Shala, i akuzuar për krime lufte.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e mbrojtësit të akuzuarit Remzi Shala, avokatit Blerim Mazreku, për të cilin kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Raima Elezi, njoftoi se me 15.12.2020 ka marrë një shkresë përmes të cilës avokati Mazreku, e ka njoftuar se ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të jetë i pranishëm në këtë seancë.

Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm as pala e dëmtuar dhe përfaqësuesi i tyre i autorizuar avokati Asdren Hoxha, të cilit ishin njoftuar paraprakisht se kjo seancë nuk do të mbahet.

Pasi që nuk pati kushte që kjo seancë të mbahet, e njëjta u shty dhe u caktua të mbahet me 11, 12 dhe 15 shkurt 2021 në ora 09:30.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda më 8 korrik 2019, kishte marr aktgjykim me të cilin të akuzuarin Shala e kishte shpallur fajtor për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile duke u dënuar me 14 vite burg.

Por Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke ia zbritur dënimin në 10 vjet burgim.
Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatë Supreme kishte parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Natal Bullakaj, ndërsa Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kishte propozuar që kërkesa e mbrojtësit të të dënuarit të refuzohet si e pabazuar.image0 (7)

E Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, në maj të këtij viti, e ka kthyer rastin në rivendosje.
Ish-komandanti i UÇK-së, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shala akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 26 qershor 1998, duke vepruar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), së bashku edhe me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, kanë marrë nga shtëpia e tij, viktimën Haxhi Përteshi.

Sipas aktakuzës, Remzi Shala, i cili ishte i vetmi pa maskë në kokë, së bashku edhe me 5-6 pjesëtarë tjerë të UÇK-së, të maskuar, nën dyshimin se i ndjeri ishte bashkëpunëtorë i forcave serbe, kanë shkuar në fshatin Duhël dhe të njëjtin e kanë dërguar në një vend të panjohur.

Në aktakuzë thuhet se djali i viktimës, Agron Përteshi, i kishte parë ata të largoheshin, së bashku me babanë e tij, në drejtim të fshatit Grajqevc dhe pas disa dite trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Isni Kilaj mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka rrëzuar kërkesën e fundit të Isni Kilajt kundër masës së paraburgimit. Vendimi...

Zafir Berisha rikujton Betejën e Vërrinit

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka rikujtuar sot 27-vjetorin e Betejës së Vërrit të Prizrenit, një nga betejat më të ashpra të 1 shtatorit...

Era e tokës

Lajmet e Fundit