Zyrtare: Sot nis ekzekutimi i mjeteve të 10-përqindëshit

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se nga sot do të fillojë ekzekutimi i pagesave për 10-përqindëshin e mjeteve të Trustit.

“Pas përpjekjeve maksimale nga stafi i Trustit, që pagesat të kryhen sa më shpejt, ju bëjmë të ditur se sot, gjatë ditës, fillon ekzekutimi i pagesave për aplikimet e realizuara më datë 11 dhjetor 2020. Pas dërgimit të mjeteve në banka, presim që pagesat të dalin në llogari të përfituesve brenda 24 orëve”, ka njoftuar Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ekzekutimi i pagesave për 10-përqindëshin
Të nderuar kontribuues, pas përpjekjeve maksimale nga stafi i Trustit, që pagesat të kryhen sa më shpejt, ju bëjmë të ditur se sot, gjatë ditës, fillon ekzekutimi i pagesave për aplikimet e realizuara më datë 11 dhjetor 2020. Pas dërgimit të mjeteve në banka, presim që pagesat të dalin në llogari të përfituesve brenda 24 orëve.

Për informim, më 11 dhjetor kanë aplikuar 219 729 kontribuues dhe për ta do të shpaguhen rreth 112.2 milionë euro.

Ndërsa nesër, më 22 dhjetor, do të ekzekutohen pagesat për aplikimet e realizuara prej 12 deri 17 dhjetor 2020. Edhe ato presim të dalin në llogari brenda 24 orëve të tjera. Këtu përfitues janë 137 543 kontribuues me rreth 58.3 milionë euro.

Shuma totale e aplikimeve në 7-ditëshin e parë, prej 170.5 milionë euro, është e përbërë nga: kontributet në masën 137.7 milionë euro dhe fitimet nga investimet në vlerë 32.8 milionë euro.

Vëmendje: Lusim të gjithë kontribuuesit që t’i përmbahen udhëzimeve të dhëna nga bankat, që për tërheqjen e mjeteve t’i përdorin kartelat bankare ose pagesat përmes e-banking dhe të shmangin vizitat fizike nëpër banka.

Më Shumë

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Lajmet e Fundit