Berisha: Sigurinë kibernetike e kemi nën kontroll, emërimi im i ka bërë mirë kësaj pune

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, i cili është edhe koordinator nacional për Siguri Kibernetike, ka folur për sigurinë kibernetike në vend teksa thotë se gjendja është nën kontroll.

Ai ka thënë se sulmi i fundit i hakerëve serbë në disa faqe të Qeverisë së Kosovës është evituar shpejtë, sipas tij kjo ka zgjatur rreth 2-3 minuta.

“Një sulm ka ndodhur në disa faqe të Qeverisë nga Serbia, personat përgjegjës kanë marrë masa dhe e kanë evitu këtë ndërhyrje. Ka pas ndërhyrhje 2-3 minutëshe në dy faqe të Qeverisë, në një faqe ku jepen lejet për biznese, por është stabilizuar gjendja dhe organet e ndjekjes po merren me hetimin e kësaj”, tha Berisha në “Frontal”, transmeton Gazeta Express.

“Në fushën e sigurisë kibernetike gjendjen e kemi në kontroll. Emërimi im i ka bërë mirë kësaj pune, edhe qytetari i rëndomt e ka kuptu se rreziqet nuk vijnë vetëm nga granatat e armët”, shtoi ai tutje. /Gazeta Express/

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Kosova voton sot

Në breg të detit

Lajmet e Fundit