9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Deklarata e parë e Albin Kurtit pas rrëzimit të Qeverisë Hoti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli Qeverinë Hoti-qeveri jolegjitime.Kurti ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë sepse nuk ka kohë për të humbur për qytetarët.Tutje Kurti ka thënë se Gjykatës Kushtetuese i është dashur gjysmë vitit që të nxirrte këtë aktgjykim gjë që ka ndikuar në keqmenaxhimin e pandemisë.

‘Ka kohë që ne kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme në kushtet kur kemi pasur një qeveri të paligjshme deh nga mbarmë ajo është edhe jo kushtetuese në mënyre zyrtare. Ne duhet që sa më parë të mbajmë zgjedhje të lira, të kthehemi te qytetari si burim i sovranitetit në mënyrë që institucioneve t’ua restaurojmë legjitimitetin. Nuk kemi kohë për të humbur dhe ajo që ka mundur të bëhet shumë më herët, pra ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese u desh rreth gjysmë viti dhe me këtë rast, të gjithë shprehim pikëllimin dhe keqardhjen tonë për një menaxhim të pasuksesshëm të pandemisë COVID-19, apo më mirë të them për një mos menaxhim qindra e qindra qytetarët tanë që kanë humbur jetën”, ka thënë Kurti në hapjen e ekspozitës Identitetet në Bibliotekën Kombëtare.

Dje Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Qeverinë Hoti.Qeveria Hoti është qeveria e parë në Kosovë që bie për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Përderisa të gjitha qeveritë e kaluara janë rrëzuar për shkak të mocioneve të mosbesimit, dorëheqjeve apo vendimeve të Kushtetueses që nuk kanë qenë të lidhur drejtpërdrejt me votimin e qeverisë, kjo e udhëhequr nga Avdullah Hoti u shkarkua mbrëmë nga Gjykata Kushtetuese.

Më Shumë

Bashkimi shkon në finalen e Ligës Unike për femra

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës Unike për femra, pasi në gjysmëfinale mposhti Flamurtarin me rezultat bindës 81:63, raporton PrizrenPress. Përballja u zhvillua...

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Lajmet e Fundit