Posta hap zyre në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Posta e Kosovës lidhi një marrëveshje shumë të rëndësishme, me të cilën do të hapet Zyra Postare në Kampusin e Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në mes të U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi dhe Rektorit të UPZ-së, Prof. Ismet Temaj, në prezencën e zyrtarëve të lartë të Postës së Kosovës, Kryesuesit të BPD-së, Leonard Shabanaj, u.d. zv. KE-së, Etrit Hoti, drejtorit të Shitjes dhe Marketingut, Burim Geci, bashkëpunëtorëve nga regjioni i  Prizrenit dhe përfaqësuesve  të Universitetit të Prizrenit.

U.D. Kryeshefi Smakiqi dhe Rektori Prof. Temaj, u zotuan për të hapur sa më shpejtë Zyrën Postare në hapësirat e brendshme të Universitetit të Prizrenit, e cila që do të jetë në shërbim ndaj studentëve të këtij tempulli të diturisë, që ata të kenë mundësinë  të kryerjnë afër, shpejtë, mirë dhe lirë të gjitha pagesat e ndryshme të tyre gjatë studimeve.

Strategjia dhe synimet e BPD-së dhe U.D. Kryeshefit Ekzkeutiv, Xhevdet Smakiqi, janë  zgjerimi i ofrimit të shërbimeve që ofron Posta e Kosovës, sa më afër qytetarëve dhe instutucioneve me tarifat dhe provizionet më të lira në tregun e Kosovës.

Më Shumë

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit